
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se kanë ndërmarrë një seri sulmesh ndaj objektivave në Iran, në një zhvillim që pritet të rrisë më tej tensionet në Lindjen e Mesme.
Në një deklaratë zyrtare, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) bëri të ditur se operacioni kishte për qëllim t’i impononte Iranit “kosto të larta” për, sipas saj, sulmet dhe kërcënimet ndaj anijeve tregtare me ekuipazhe civile në rrugët ujore ndërkombëtare.
Sipas CENTCOM-it, veprimet ushtarake lidhen me mbrojtjen e lirisë së lundrimit dhe sigurisë së transportit detar në rajon.
Ndërkohë, mediat shtetërore dhe lokale iraniane raportojnë se disa zona në jug të Iranit janë goditur gjatë sulmeve.
Sipas këtyre raportimeve, shpërthime të shumta janë dëgjuar në qytetin portual Sirik, pranë Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët detare më strategjike për transportin e naftës në botë.
Mediat iraniane pretendojnë gjithashtu se zona e portit Taheroui është goditur nga gjashtë raketa, ndërsa shpërthime janë raportuar edhe në ishullin Qeshm dhe në qytetin Bandar Abbas.
Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, autoritetet iraniane nuk kanë dhënë një bilanc zyrtar për dëmet apo viktimat e mundshme.
Situata mbetet në zhvillim, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacione nga autoritetet amerikane dhe iraniane lidhur me pasojat e sulmeve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
