
Irani ka pezulluar bisedimet me Shtetet e Bashkuara në shenjë proteste ndaj veprimeve të Izraelit në Liban, ka raportuar të hënën agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve Tasnim News Agency.
Sipas agjencisë, Irani kërkon ndalimin e menjëhershëm të luftërave të Izraelit në Rripin e Gazës dhe Liban, si dhe tërheqjen e plotë të ushtrisë izraelite nga Libani.
“Duke pasur parasysh vazhdimin e sulmeve të regjimit izraelit në Liban dhe duke marrë në konsideratë faktin se Libani ishte një nga parakushtet për armëpushimin, i cili tani është shkelur në të gjitha frontet, përfshirë edhe Libanin, ekipi negociues iranian po pezullon ‘bisedimet dhe shkëmbimin e teksteve përmes ndërmjetësve”, ka raportuar Tasnim.
Tasnim ka shtuar se “derisa të plotësohen kërkesat e Iranit dhe të rezistencës lidhur me këto çështje, nuk do të ketë negociata”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
