LAJME / E Hënë 15 Dhjetor 2025, 06:06

Lajm i trishtë, ndahet nga jeta ish-mesfushori kuqezi

Një lajm i keq vjen nga bota e futbollit për të gjithë tifozët milanistë. Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare, Bruno Baveni, një ish-mesfushor i cili pati edhe një karrierë të gjatë si trajner.

Baveni luajti për Xhenoan, Milanin, Savonën, Trenton dhe Sestri Levanten. Ai fitoi një titull me kuqezinjtë në vitin 1968.

“Kampion i Italisë me kuqezinjtë në sezonin 1967/68, Bruno Baveni na ka lënë. Mendimet tona shkojnë me familjen dhe të dashurit e tij. Mirupafshim Bruno.”, shkruhet në postimin e Milanit në faqen zyrtare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE