
Qeveria Rama miratoi rritjen e pagës minimale mujore, duke e çuar atë nga 400 mijë lekë në 500 mijë lekë të vjetra,
si pjesë e angazhimeve të ndërmarra ndaj qytetarëve dhe punëmarrësve.
Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha se vendimi prek rreth 307,850 punonjës të regjistruar në sektorin publik dhe privat dhe synon mbrojtjen e nivelit të jetesës,
fuqizimin e kapitalit njerëzor dhe përmirësimin e standardit të jetesës për mijëra familje shqiptare.

“Njëkohësisht, rritja e pagës minimale ndihmon në uljen e informalitetit në tregun e punës dhe në forcimin e respektimit të kontratave ligjore. Ekonomia rritet kur puna vlerësohet dhe dinjiteti i punonjësve vendoset në qendër të politikave publike”, deklaroi ministja, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
