
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh ish-kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia që ai drejton nuk ka asnjë interes që të bëhet pjesë e një qeverie të udhëhequr nga Albin Kurti.
I ftuar në emisionin “Pressing” në T7, Haradinaj u shpreh i prerë se AAK nuk ka pasur dhe nuk ka ambicie për t’iu bashkuar ekzekutivit aktual.
“Ne s’jemi të interesuar me u bë pjesë e Qeverisë Kurti, nuk ka AAK kësi andrrash”, deklaroi Haradinaj.
Ai komentoi edhe raportet politike mes partive parlamentare, duke u ndalur te Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). Sipas tij, kryeministri Albin Kurti mund ta shohë LDK-në si një mjet për të siguruar kontroll të plotë politik.
“Ai ndoshta e do LDK-në vetëm si materiale për kontroll total”, u shpreh Haradinaj gjatë intervistës.
Deklaratat e liderit të AAK-së vijnë në një periudhë kur në skenën politike po vazhdojnë diskutimet për mundësitë e bashkëpunimeve dhe zhvillimet rreth formimit të institucioneve. Megjithatë, Haradinaj e bëri të qartë se AAK nuk e sheh veten si pjesë të një qeverie të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
