
Kryetarja e Kuvendit Komunal të Ulqinit, Ivana Popoviq, njoftoi se në seancën e fundit, u miratua një rregullore e re mbi
sjelljen në zonat publike me qëllim ruajtjen e rendit, etikës dhe imazhit të qytetit.
Sipas këtij vendimi, ndalohet lëvizja me rroba banje ose me trup pjesërisht të zhveshur jashtë zonave të plazhit dhe të notit.
Ndalimi vlen për: rrugët, sheshet, shëtitoren, parqet, zonat e këmbësorëve dhe zonat e gjelbra.
Shkelësit i nënshtrohen gjobave prej 350 deri në 500 euro.
“Rregullorja u miratua me qëllim ruajtjen e rendit, një kulture sjelljeje dhe respektimin e hapësirave të përbashkëta publike”, shtoi Popoviq, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
