
Teksa liderët e NATO-s po përgatiten për samitin që pritet të zhvillohet javën e ardhshme në Turqi, planet për zhvillimin e samitit të aleancës që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Shqipëri janë vënë në pikëpyetje.
Sipas Reuters, raportohet se shkak janë bërë rezervat nga administrata Trump dhe pakënaqësisë së disa vendeve anëtare të NATO-s me nivelin e ulët të shpenzimeve të mbrojtjes nga Tirana.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se draft-deklarata për samitin e NATO-s që do të mbahet javën e ardhshme në Ankara, akoma nuk përmend zhvillimin e takimit të ardhshëm në Shqipëri, edhe pse një deklaratë e lëshuar më parë parashikonte se ai do të mbahej atje.
Veprimi në fjalë vjen në një moment kur anëtarët evropianë të NATO-s kërkojnë t’i tregojnë Presidentit të SHBA-së Donald Trump në Ankara, se kanë bërë përparim në premtimet për shpenzimet e mbrojtjes dhe se kanë shmangur përplasjet e hapura me udhëheqësin amerikan.
Pasiguria mbi fatin e samitit të aleancës në Shqipëri vjen pas raportimeve se në prill se NATO po shqyrton përfundimin e praktikës së saj të fundit të mbajtjes së samiteve vjetore.
“Draftet janë drafte, jo vendime”, tha një zëdhënës i qeverisë shqiptare për Reuters kur u pyet për mungesën në draft-deklaratën, e cila është në proces negociatash dhe mund të ndryshojë.
Qeveria e Shqipërisë tha në një deklaratë për Reuters se po “përfundonte masat e nevojshme fiskale për të përafruar shpenzimet e mbrojtjes dhe ato që lidhen me mbrojtjen të Shqipërisë për vitin 2026 me trajektoren e rënë dakord nga aleatët e NATO-s në Samitin e Hagës”.
“Sapo të miratohen këto masa në ditët në vijim, shpenzimet e mbrojtjes dhe të lidhura me mbrojtjen të Shqipërisë për vitin 2026 do të arrijnë në 2.6% të PBB-së, në përputhje me Metodologjinë e Shpenzimeve të Mbrojtjes të NATO-s. Nga kjo, 2.2% e PBB-së përfaqëson shpenzimet bazë të mbrojtjes, ndërsa 0.4% e PBB-së përfaqëson shpenzime të tjera të lidhura me mbrojtjen dhe sigurinë”, shtoi ajo, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
