
Ditën e sotme, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, janë bërë disa ndryshime në përbërjen e disa institucioneve në vend.
Përmes një njoftimi, bëhet e ditur se gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave janë liruar dhe emëruar në detyrë edhe disa zv.ministra. Ndërkohë më poshtë janë ndryshimet e plota që kanë ndodhur në strukturën e këtyre institucioneve.
“Znj. Vilma Premti emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
Znj. Elona Hoxha emërohet zëvendësministër i Drejtësisë;
Z. Besjan Kadiu emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
Z. Fatmir Guri emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
Znj. Silda Çepe, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë;
Znj. Ana Kapaj, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë;
Z. Klajd Karameta, zëvendësministër i Drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë”, thuhet ne njoftim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
