
Një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Ferizaj mbrëmjen e së dielës.
Lajmin për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, I cili tha se tashmë i ndjeri u gjet pa shenja jete në vendngjarje, shkruan Insajderi.
“Ju njoftojmë se rreth orës 22:50, në rrugën “Sejdi Sejdiu” në Ferizaj, ka ndodhur një përleshje ku dyshohet se është përdorur arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, përfshirë NJRSH-në dhe hetuesit e stacionit policor në Ferizaj.
Sipas informatave të para, në vendngjarje është gjetur një person mashkull i moshës madhore, pa shenja jete, i cili dyshohet se ka marrë plagë nga arma e zjarrit.
Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor i spitalit të Ferizajt”, ka bërë të ditur Veseli, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
