LAJME / E Premte 26 Shtator 2025, 23:11

LAJM I FUNDIT/ Gjendet i vdekur një person

Një person është gjetur i vdekur gjatë ditës së sotme në Përpellac të Podujevës.

Lajmin për Zeri.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ku sipas saj policia dhe prokurori i shtetit kanë nisur hetimet.

‘‘Rreth orës 18:30,kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete në fshatin Përpellac të Podujevës.

Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje.

Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit’’, ka thënë Ahmeti, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE