LAJME / E Mërkurë 19 Gusht 2026, 18:06

Klodiana Lala shpërthen “bombën”: Një ish-ministre e PS bie në “rrjetën” e drejtësisë dhe SPAK-ut

Gazetarja e njohur Klodiana Lala ka analizuar ecurinë e disa prej dosjeve më të rëndësishme që po hetohen nga SPAK, duke filluar me hetimet kundër ish-zëvendëskryeministres dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, aferën AKSHI dhe dosjen “Aruba”. E ftuar dje në një studio televizive, gazetarja Lala zbuloi se pozicioni

i ish-zëvendëskryeministres Balluku është përkeqësuar sepse ajo tani është marrë si e pandehur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për të gjitha lotet e tjera të Unazës së Madhe, përveç Tunelit të Llogorasë, ndërsa dyshohet edhe për korrupsion dhe pastrim parash.

Si pjesë e hetimit, ajo theksoi se janë kryer kontrolle në disa vila në jug të vendit si dhe në kompaninë “Atelier 4”, e cila dyshohet se ka projektuar këto vila që mund të jenë asete të saj të fshehura. Gjithashtu, znj. Lala njoftoi se gjykata ka autorizuar kontrolle në 53 telefona të tjerë, përveç të tjerëve që janë kontrolluar më parë. “Pozicioni i saj në raport me ligjin është rënduar ndjeshëm sepse ajo nuk është më e pandehura vetëm për tunelin e Llogarasë, por janë ngritur akuza edhe për lote të tjera të Unazës së

Madhe. Ka pasur kontrolle, disa vila në jug të vendit, kompania që dyshohet se ka bërë dizajnin e brendshëm të këtyre vilave, të cilat sipas prokurorëve ka dyshime se janë asete të fshehura të Ballukut. Nëse vërtetohet dhe nëse çon në një sekuestro të mundshme, kjo e rëndon ndjeshëm pozicionin e saj.

“Po hetohet gjithashtu për korrupsion dhe pastrim parash. Kontrolle të reja janë kryer edhe ndaj një arkitekti në Vlorë dhe mbetet për t’u parë se cilat janë të dhënat e reja. Janë sekuestruar telefona celularë, janë marrë dëshmitarë. Gjithashtu, nga rreth 80 të tillë, po ekzaminohen 53 telefona celularë. Gjykata ka miratuar edhe pjesën tjetër të telefonave celularë për inspektim”, deklaroi ajo, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE