
Një aksident tragjik është regjistruar në orët e para të së mërkurës në Brazil, ku një autobus dhe një kamion u përplasën në një autostradë, në shtetin Paraná.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, 23 persona kanë humbur jetën, mes tyre drejtuesi i kamionit dhe 22 pasagjerë.
Pesë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital.
Autobusi i përkiste Shërbimit Shëndetësor të Bashkisë Imbituva dhe po transportonte pacientë drejt spitaleve.
Autoritetet po hetojnë shkaqet e përplasjes, ndërsa të dhënat paraprake dyshojnë se kamioni mund të ketë kaluar në korsinë e kundërt, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
