
Pas ditësh debatesh, reagimesh dhe protestash nga qytetarët, gardhi rrethues i vendosur në zonën e Zvërnecit dhe Porto Novës është hequr plotësisht.
Gjatë ditës së sotme është larguar edhe pjesa e fundit e telave rrethues, duke e lënë zonën të hapur dhe pa pengesa. Pamjet e siguruara nga terreni tregojnë se gardhi nuk ndodhet më në asnjë segment të zonës ku ishte vendosur më parë.
Vetëm pak ditë më parë, një pjesë e gardhit ishte ende e pranishme në Porto Novë, ndërsa zona monitorohej nga punonjës sigurie. Sot, situata paraqitet krejt ndryshe, me strukturën rrethuese të hequr tërësisht.
Heqja e gardhit vjen pas kundërshtimeve të shumta nga banorë, aktivistë dhe qytetarë, të cilët e konsideruan vendosjen e tij si një kufizim të aksesit në zonën bregdetare.
Aktualisht, në terren nuk konstatohet as gardh dhe as prani e rojeve të sigurisë, ndërsa mbetet për t’u parë se cilat do të jenë zhvillimet e mëtejshme lidhur me projektin që shkaktoi përplasjen mes qytetarëve dhe institucioneve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
