
I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka vijuar dëshminë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke zbuluar detaje të reja nga krimet që mbajnë firmën e Laet Haxhiut dhe grupit të tij.
Artan Tafani: Ai (Laerti) ishte njeri i frikshëm, jetonim në terror se na shante në rrihte, edhe mund të na vriste. Sa zgjohej në jetonim me frikë, me mua sillej pak më mirë se isha dhe më i madh si moshë, por jetonim nën terror prej tij. Por unë kisha vrarë tre vetë. Dhe ma kishte pak me shumë hatrin.
Ne i kishim vënë gjobë një biznesmeni në Lushnje, një djali me emrin Enea, mbiemrin s’ia mbaj mend. Unë rrija aty, i kemi kërkuar 1 milion euro.
Ky biznesmeni kishte probleme me ca gango, Land Shyti, i thonë “mustaqe kuqi”. Ata ishin vrarë e prerë, Laerti kërkonte biznesmenin ta kapte, si përfundim ai erdhi vetë e kërkoi ndihmë, pasi kishte probleme me “mustaqe kuqin”.
Ne e marrim biznesmenin dhe dalim në dalje të Tiranës, e marrim e dërgojmë në një rrëzë mali dhe Laerti i vendosi 1 milion euro gjobë. Biznesmeni 100 mijë euro ja dha dhuratë atij djalit që e njohu me Laertin, ne i morëm atë ditë 120 milion lekë, domethënë atij biznesmeni në total ja kemi marrë 360 mijë euro. Ai është Enea, por mbiemrin s’ia kujtoj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
