
Një situatë konfuze është krijuar në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, lidhur me largimin dhe rikthimin e papritur të banorit Labinot Rexha.
Ngjarja nisi kur Benita mblodhi banorët për t’i njoftuar se Labinoti kishte lënë shtëpinë, duke dhënë si arsye gjendjen e rënduar shëndetësore të gjyshes së tij.
Ky informacion bëri që banorët të diskutonin për disa orë rreth këtij largimi dhe mungesës së tij në vazhdimësinë e lojës.
Megjithatë, pas pak orësh, Labinoti është rikthyer sërish në shtëpi. U saktësua se largimi i tij nuk ishte përfundimtar dhe arsyeja e dhënë ishte pjesë e një situate të keqinterpretuar, dhe jo një urgjencë reale familjare.
Rikthimi i tij solli reagime të përziera te banorët; ndërsa disa u shprehën të lehtësuar, të tjerë e kritikuan këtë veprim si një lojë të ulët dhe të panevojshmedo t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
