LAJME / E Hënë 15 Dhjetor 2025, 21:09

La një letër lamtumire para se të zhdukej, gjendet trupi i pajetë i 23-vjeçarit shqiptar në Gjermani

Një lajm i trishtë ka mbërritur në redaksinë tonë. Pas rreth një muaji kërkimesh, familjarët kanë konfirmuar se Valentin Volaj, 23-vjeçari nga Malësia e Madhe që ishte shpallur i zhdukur në Gjermani, është gjetur pa shenja jete.

Lajmi është bërë i ditur nga të afërmit e tij përmes rrjeteve sociale, ndërsa deri më tani nuk janë bërë publike rrethanat e sakta të ngjarjes. Autoritetet gjermane pritet të hedhin dritë mbi shkaqet e humbjes së jetës së të riut.

Kujtojmë se Valentin Volaj ishte raportuar i zhdukur nga familjarët më 9 nëntor, pasi kishte dalë nga banesa ku jetonte në Bremen rreth orës 4 të mëngjesit dhe nuk ishte kthyer më.

Në momentin e zhdukjes, familjarët kishin bërë të ditur se ai kishte lënë në banesë sendet personale, celularin dhe paratë, si dhe një letër lamtumire për familjen. Sipas tyre, i riu po kalonte një periudhë të vështirë emocionale dhe përballej me stres dhe gjendje të rënduar psikologjike.

Pasi u raportua zhdukja, u bë denoncim në policinë gjermane dhe u kërkua ndihma e Ambasadës Shqiptare, ndërkohë që kërkimet u përqendruan edhe në zonën Sodenmattsee, ku për fat të keq u gjet trupi i tij i pajetë.

Redaksia jonë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve të të ndjerit në këtë moment të vështirë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE