LAJME / E Premte 15 Maj 2026, 09:09

La dritaren hapur për 3 vite, kthehet dhe gjen shtëpinë të pushtuar nga pëllumbat

Një histori e pazakontë po bën xhiron e rrjeteve sociale ku një burrë në Rusi, i cili ishte larguar për punë për rreth tre vite është përballur me një pamje tronditëse sapo është kthyer në shtëpi.

Sipas mediave lokale, ai kishte lënë aksidentalisht një dritare hapur para se të largohej nga shtëpia. Me kalimin e kohës, apartamenti i tij është kthyer në një “strehë ideale” për pëllumbat, të cilët kanë hyrë dhe janë vendosur brenda pa asnjë pengesë.

Kur ai është rikthyer, banesa ishte pothuajse e pabanueshme. Mobiljet ishin mbuluar nga fole të shumta me vezë, çdo dhomë ishte e mbushur me pupla, ndërsa dyshemeja ishte mbuluar nga shtresa e trashë e papastërtive të krijuara nga shpendët.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Animals (@joqanimals)


Pamjet e apartamentit janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale duke shkaktuar reagime të shumta dhe habi nga përdoruesit.

Ngjarja është kthyer në një nga rastet më të çuditshme të raportuara online, duke treguar se si një detaj i vogël mund të kthehet në një situatë ekstreme pas një kohe të gjatë mungese, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE