LAJME / E Hënë 22 Qershor 2026, 17:05

Ky është punëtori që humbi jetën tragjikisht në aksidentin me vinç në Prizren

Një aksident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur paraditen e së hënës në lagjen Arbana të Prizrenit, ku një punëtor ka humbur jetën në rrethana tragjike gjatë kryerjes së punës.

Viktima është identifikuar si Valmir Morina, 26 vjeç, nga fshati Drenoc i Komunës së Malishevës.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në një punishte, ku 26-vjeçari dyshohet se është zënë nga një vinç që është rrëzuar gjatë punës, duke i shkaktuar lëndime fatale. Pavarësisht reagimit të shpejtë të ekipeve emergjente, ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipet përkatëse hetimore, të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik.

Humbja e Valmirit ka prekur thellë familjarët dhe bashkëfshatarët e tij. Sipas raportimeve, ai ishte djali i vetëm i familjes dhe mbajtësi kryesor i saj, pasi babai i tij kishte ndërruar jetë disa vite më parë pas një sëmundjeje të rëndë.

Ngushëllime të sinqerta familjes Morina dhe të gjithë të afërmve për këtë humbje të rëndë. ??, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE