
Megjithatë, pas ndërmarrjes së veprimeve intensive hetimore dhe operative nga njësitet përkatëse, është arritur të lokalizohet dhe arrestohet i dyshuari M.S. (50-vjeçar).
Një zhvillim i rëndësishëm është shënuar në rastin tronditës të raportuar në fshatin Hereq të Gjakovës, ku një e mitur dyshohet se është sulmuar seksualisht nga babai i saj.
Ngjarja kishte ndodhur më 1 prill 2026, kur nëna ishte paraqitur në stacionin policor së bashku me vajzën e saj, duke raportuar rastin.
Viktima J.S. (11-vjeçare) është dëgjuar në prani të nënës dhe përfaqësueses së Qendrës për Punë Sociale, ku ka deklaruar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari gjatë kohës kur po qëndronte në shtëpinë e tij.
Fillimisht, i dyshuari kishte arritur t’i shmangej organeve të rendit dhe nuk ishte lokalizuar menjëherë pas raportimit të rastit, duke mbetur për disa kohë në kërkim nga policia.
Megjithatë, pas ndërmarrjes së veprimeve intensive hetimore dhe operative nga njësitet përkatëse, është arritur të lokalizohet dhe arrestohet i dyshuari M.S. (50-vjeçar).
Pas arrestimit, i njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar është ndaluar për 48 orë.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është iniciuar si “Sulm seksual”, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar nga sektori rajonal i hetimeve për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Burimet nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se ndaj të dyshuarit priten edhe veprime të mëtejme procedurale, varësisht nga rezultatet e hetimeve dhe provat e siguruara, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
