
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me aksidentin e rëndë rrugor në Gjermani, ku humbën jetën dy të reja nga fshati Topanicë i Kamenicës.
Viktimat janë E.Z., 24 vjeçe, dhe A.Z., 18 vjeçe, vdekja e të cilave është konfirmuar edhe nga familjarët. Lajmi ka tronditur jo vetëm vendlindjen e tyre, por edhe komunitetin shqiptar në diasporë.
Sipas raportimeve të mediave gjermane, aksidenti ka ndodhur pas një përplasjeje të fuqishme mes dy automjeteve, ndërsa dyshimet e para tregojnë se shkak mund të ketë qenë një manovër e pasuksesshme për ndryshimin e korsisë.
Përplasja fillestare ndodhi me shpejtësi të lartë, duke lënë një person të plagosur rëndë. Si pasojë e goditjes, automjetet që po lëviznin pas tyre nuk arritën të frenonin në kohë, çka shkaktoi një aksident zinxhiror ku u përfshinë gjithsej pesë vetura.
Sipas informacioneve paraprake të policisë gjermane, pasagjerët e katër automjeteve të tjera kanë shpëtuar pa lëndime serioze. Megjithatë, dy të rejat nga Kamenica, të cilat udhëtonin së bashku në të njëjtën veturë, humbën jetën në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të marra.
Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësinë lidhur me ngjarjen tragjike.
Humbja e dy vajzave ka shkaktuar pikëllim të madh te familjarët, miqtë dhe bashkëfshatarët e tyre, të cilët po shprehin ngushëllimet dhe dhimbjen për këtë tragjedi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
