
Një vajzë shqiptare po përfaqëson me krenari komunitetin tonë në Argjentinë. Bëhet fjalë për Luna Ibraj, e cila po garon në qytetin Berisso, Buenos Aires, për t’u shpallur “Mbretëresha e Emigrantëve”.
Në një lidhje për “ABC e Mëngjesit”, Luna – së bashku me nënën e saj – tregoi emocionet dhe përgatitjet për këtë kompeticion të rëndësishëm, i cili mbledh përfaqësuese nga shumë shtete të botës. Madje, familja e saj e ka provuar më parë suksesin, pasi edhe motra e Lunës ka fituar këtë titull.
Luna zbuloi se mban një tatuazh me simbolin e flamurit shqiptar, si shenjë dashurie dhe krenarie për origjinën e saj.
“Të gjitha mbretëreshat përfaqësojnë vendin e tyre. Unë zgjodha simbolin e flamurit sepse dua ta tregoj me krenari Shqipërinë,” – u shpreh ajo.
Dita e Emigrantit nis më 4 shtator dhe zgjat rreth një muaj e gjysmë, duke kulmuar me natën finale më 14 tetor dhe paradën tradicionale më 15 tetor, ku përfaqësueset parakalojnë me veshje dhe simbole kombëtare.
Shoqëria shqiptare në Argjentinë konsiderohet një nga komunitetet më të vjetra emigrante atje, me historinë që daton rreth një shekull më parë.
“Të gjithë shqiptarët thonë që jemi shumë të bukura.”
Një tjetër histori suksesi dhe krenarie për diasporën shqiptare në Amerikën Latine, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
