LAJME / E Diel 29 Mars 2026, 19:07

Kush e "zbythi"? Pasi kërkoi Tiranën Erjon Braçe "reflekton": PS është shtëpia ime, ju lutem dua që të...

Pas diskutimeve të zhvilluara në mbledhjen e një dite më parë në njësinë nr.5 të Partisë Socialiste, interesi i deputetit Erion Braçe për drejtimin e Bashkisë së Tiranë është kthyer në kryefjalën e mediave këtë të diel.

Në këtë takim, Braçe ka lënë të hapur ambicien për të qenë pjesë e garës për zgjedhjet vendore, duke theksuar se do të kërkojë mbështetjen e socialistëve jo vetëm në njësinë ku bën pjesë, por në të gjithë Tiranën.

I kontaktuar nga Newsbomb.al për të dhënë më tepër detaje mbi atë çfarë u diskutua në atë tryezë me dyer të mbyllura, deputeti zgjodhi të jetë diskret, duke nënvizuar se çështjet e trajtuara në forumet e partisë mbeten pjesë e diskutimeve të brendshme.

“Unë jam socialist dhe Partia Socialiste është shtëpia ime. Do t’iu lutesha të më mirëkuptonit; gjërat që thuhen në shtëpi, mbeten në shtëpi”, tha ai shkurtimisht.

Newsbomb raportoi më herët se në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialistë njësia nr.5 të zhvilluar ditën e shtunë, ish-zv kryeministri dhe deputeti socialist, shprehu ambicien për të kandiduar për zgjedhjet lokale të vitit 2027.

“Siç e kuptuat dhe vetë kjo situatë nuk mund të jetë më e tillë. Nuk gjejnë zgjidhje problemet që kanë socialistët e ka nevojë për një organizim ndryshe. Ndaj në këtë situatë unë do dal të kërkoj mbështetjen e socialistëve jo vetëm të njësisë 5, por në gjithë Tiranën dhe nëse nuk do të jem kandidat zyrtar i PS, do të shpall kandidaturën si kandidat i pavarur për kryetar bashkie në Tiranë”, mësohet të ketë thënë Braçe një ditë më parë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE