
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pretenduar se dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit përbën “shkelje të rëndë të rendit kushtetues”, duke kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të ndërhyjë me masë të përkohshme.
Në kërkesën e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, Kurti argumenton se vendosja urgjente e një mase të tillë ishte e domosdoshme për të parandaluar pasoja serioze për funksionimin institucional të vendit dhe për të shmangur krijimin e një situate të pasigurisë juridike dhe institucionale.
Sipas tij, rreziku është shtuar edhe më shumë pasi presidentja Osmani, në të njëjtën ditë kur nxori dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, kishte ndërmarrë hapa për zbatimin e tij duke ftuar partitë politike në një takim konsultativ për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
“Në vijim, parashtruesi i kërkesës sqaron se: ‘Vendosja e masës së përkohshme imponohet gjithashtu nga një rrethanë tjetër me peshë të veçantë kushtetuese. Pas nxjerrjes së Dekretit të kontestuar nr. 24/2026, në të njëjtën ditë, 6 mars 2026, Presidentja e Republikës së Kosovës ka ndërmarrë hapat e parë për materializimin e efekteve të tij juridike, përkatësisht përmes thirrjes së partive politike në një takim konsultativ lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, thuhet në kërkesën e Kurtit.
Kryeministri paralajmëroi gjithashtu se, nëse dekreti do të mbetej në fuqi, ekzistonte rreziku që zgjedhjet e reja të shpalleshin brenda afatit kushtetues prej 45 ditësh, duke e bërë procesin institucional praktikisht të pakthyeshëm.
“Nëse dekreti i kontestuar do të mbetet në fuqi, zgjedhjet do të duhej të mbaheshin brenda afatit kushtetues prej dyzet e pesë ditësh, duke e shndërruar kështu këtë akt në një proces institucional të pakthyeshëm në praktikë”, shkruan ai.
Në fund, Kurti thekson se rreziku kushtetues nuk është më hipotetik, por i menjëhershëm dhe real, pasi edhe në rast të një vendimi të mëvonshëm për antikushtetutshmërinë e dekretit, rikthimi i situatës në gjendjen e mëparshme juridike do të ishte jashtëzakonisht i vështirë.
Pas kësaj kërkese, Gjykata Kushtetuese vendosi masë të përkohshme me të cilën ndaloi çdo veprim nga presidentja dhe Kuvendi deri në fund të këtij muaji, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
