LAJME / E Mërkurë 18 Mars 2026, 15:03

“Kujdes mos putheni ju në studio…” / G Bani shpërthen ashpër ndaj opinionistëve të BBVA (Foto)

Dinamikat e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” kanë shkaktuar debate të forta jo vetëm mes banorëve, por edhe në studion e spektaklit.

Aludimet e opinionistëve për një afrimitet të mundshëm apo shkëndija romance mes Juelës dhe Rogertit nuk janë pritur aspak mirë nga reperi i njohur G Bani, i cili ka shpërthyer në një reagim të ashpër publik.

Përmes një postimi në Instastory, ku ka publikuar një foto të opinionistit Arbër Hajdari gjatë transmetimit “Live”, G Bani i ka dalë në mbrojtje Juelës duke akuzuar studion për sulme të padrejta.

Ai u shpreh i revoltuar që asaj nuk po i jepet hapësira e duhur për të mbrojtur veten përballë këtyre komenteve. “Sa të shpifur baheni kur sulmoni Juelën apo cilën do Juelë, pa i dhan mundësinë të mbrojë veten e saj kundër aludimeve të paskrupullta që lëshoni prej goje,” – ka shkruar reperi, duke mos i kursyer aspak tonet e ashpra.

Duke hedhur poshtë kategorikisht çdo zë për një lidhje të mundshme mes dy banorëve, G Bani e mbylli reagimin me një “këshillë” mjaft thumbuese: “Kujdes mos të putheni ju në studio me njani tjetrin, se Juela nuk ka dhan shenja të tilla dhe as Rogerti, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE