LAJME / E Hënë 23 Shkurt 2026, 03:03

Kristi përballet live me Krusitën pas daljes nga BBVIP: “Më ka marrë malli”

Pas skualifikimit të bujshëm nga “Big Brother VIP Albania”, Kristi Lamaj është përballur për herë të parë me publikun dhe opinionistët në studion e “Fan Club”.

Por ajo që nisi si një intervistë sqaruese, mori shumë shpejt një kthesë të ëmbël dhe plot emocione!

Gjatë transmetimit ‘live’, ka ndodhur një surprizë e papritur: Krusita, ish-banorja me të cilën Kristi krijoi afrimitetin më të madh brenda shtëpisë dhe u përfol gjerësisht për një romancë, ka ndërhyrë përmes një lidhjeje telefonike.

Përpara se të fliste me Krusitën, Kristi sqaroi një herë e mirë qëndrimin e tij rreth marrëdhënies së tyre brenda shtëpisë, duke theksuar se ka qenë gjithmonë i sinqertë.

Nuk kam frikë të refuzohem. Nuk kam dashur të luaj me ndjenjat në BBV, të bëj lojë çiftesh. Unë kam qenë i qartë, më ka interesuar që Krusita të ishte e qartë,” – u shpreh ai, duke treguar se nuk donte ta përdorte atë për strategji.

Në anën tjetër të linjës, Krusita e ka nisur bisedën duke u interesuar për gjendjen e tij, pasi nuk kishin pasur mundësi të komunikonin pas daljes.

Për të thyer akullin, ajo bëri një batutë epike që shkaktoi të qeshura: “Fillimisht që mos të bëj seriozen, je i vetmi njeri që Arjan Konomi ka folur mirë.”

Më pas, ajo nuk i fshehu ndjenjat e saj duke i thënë hapur fjalët që ndjekësit e tyre prisnin t’i dëgjonin: “Më ka marrë malli. Patjetër që do të takohemi.” Një ftesë kjo që mori menjëherë një “Patjetër” miratuese nga ana e Kristit.

Për ta mbyllur, ajo i dha mbështetjen e saj maksimale pas përjashtimit, duke theksuar se ai ka lënë gjurmë dhe se ky fund i papritur nuk ia zbeh aspak rrugëtimin që bëri brenda formatit.

Duket se “Big Brother” mund të ketë përfunduar për ta, por historia e tyre sapo ka nisur jashtë mureve të shtëpisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE