
Ish-dhëndri, vrau ish-vjehrrin, plagosi për vdekje ish-vjehrrën, rrëmbeu ish të fejuarën dhe i dha fund jetës së tij.
Gazetari nga Shqipëria, Martin Marku, në emisionin “Kosova Today”, tha se 35-vjeçari ka shkuar në banesën e ish-partneres në orët e para të mëngjesit të së premtes, ku edhe pati përplasje fizike mes tij dhe prindërve të ish të fejuarës.
“Aty ka ndodhur edhe vrasja, ku është ekzekutuar me armë e gjahut, ish-vjehrri. Më pas është plagosur ish-vjehrra e tij, dhe kjo e fundit pas disa orësh humbi jetën në spital. Pas konfliktit dhe vrasjes, 35-vjeçari ka rrëmbyer me forcë 24-vjeçaren, dhe e ka mbajtur peng për disa orë në një zonë të thellë malore”, u shpreh Marku.
Sipas tij, pavarësisht forcave të shumta të policisë të cilët nuk arritën që ta bindin që të dorëzohej, 35-vjeçari la të lirë ish-partneren pas katër orëve, ndërsa i dha fund jetës së tij.
“E kishte si një vetëmbrojtje, pra e mbante për disa orë pasi ndihej më i sigurt. Për këtë arsye, të paktën rrëfimi që ai ka dhënë te ish e fejuara e tij, dhe deklaratat që kjo e fundit ka dhënë në polici, dyshohet se ka qenë kjo arsyeja pse ai e ka mbajtur peng”, tha gazetari në Klan Kosova.
Pos tjerash, gazetari Marku tha se një shumë e madhe parash dyshohet se shtynë të dyshuarin të kryente aktin kriminal, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
