LAJME / E Hënë 27 Korrik 2026, 17:05

Pamje të trishta nga zjarret. Kafshë që përpiqen të shpëtojnë nga flakët. Video

Zjarret masive që kanë përfshirë disa zona të Spanjës dhe Francës vijojnë të përhapen, ndërsa në rrjetet sociale janë publikuar pamje të shumta që tregojnë përpjekjet e kafshëve për t’i shpëtuar flakëve.

Në disa video shfaqen kuaj që largohen me shpejtësi nëpër rrugë, drerë që braktisin zonat pyjore të përfshira nga zjarri, si dhe kafshë të tjera të egra që kërkojnë të gjejnë një vend të sigurt larg vatrave aktive.

Pamjet kanë tërhequr vëmendjen e përdoruesve në rrjetet sociale, të cilët kanë shprehur shqetësim për dëmet që zjarret po shkaktojnë jo vetëm te banorët dhe pronat, por edhe te ekosistemet natyrore.

Varios vecinos se refugian en el agua con sus caballos del incendio de Burgohondo, en Ávila pic.twitter.com/GhgiROpD0D
— ABC.es (@abc_es) July 25, 2026

Ekspertët vlerësojnë se temperaturat e larta, thatësira e zgjatur dhe erërat e forta kanë favorizuar përhapjen e flakëve, duke dëmtuar habitatet e shumë specieve dhe duke detyruar mijëra kafshë të largohen nga zonat e tyre të jetesës.

?? SPANISH RESCUERS CARRY A TERRIFIED DOG TO SAFETY AS WILDFIRE ENGULFS THE AREA

Spain shows emergency crews and neighbors evacuating homes as a wildfire rapidly advances.

Sources: @ultima24hora pic.twitter.com/NRuPGvaXXW
— Steven J. Latham (@StevenJLatham1) July 25, 2026

Ndërkohë, autoritetet dhe organizatat për mbrojtjen e kafshëve vijojnë përpjekjet për shpëtimin e gjallesave të bllokuara në zonat e prekura, ndërsa ekipet e emergjencës vazhdojnë betejën për vënien nën kontroll të zjarreve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE