LAJME / E Hënë 11 Maj 2026, 07:07

KRENARI - KARDIOLOGU I FAMSHËM SHQIPTARË BEDRI RAMADANI KA REALIZUAR TRANSPLANTIN E 400-TË TË ZEMRËS NË KLINIKËN E DÜSSELDORFIT -

Në nëntor të këtij viti, në Klinikën Universitare të Düsseldorf-it u realizua me sukses transplantacioni i 400-të i zemrës — një arritje e rëndësishme për këtë institucion të specializuar.

Operacioni u krye nga Dr. Bedri Ramadani, zëvendësdrejtor i Klinikës së Kardiokirurgjisë, një nga emrat më të vlerësuar në këtë fushë në Evropë.

I lindur në Vaksincë të Kumanovës, Dr. Ramadani përfundoi shkollimin e mesëm në Kumanovë dhe më pas ndoqi studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Rijeka, Kroaci. Karrierën e tij profesionale e zhvilloi në Gjermani, ku në vitin 2005 përfundoi specializimin në kardiokirurgji.

Pas mbi 20 vitesh përvojë në Qendrën Spitalore të Zemrës në Duisburg, ai iu bashkua Klinikës Universitare të Düsseldorf-it, ku vijon të kontribuojë në zhvillimin e kirurgjisë moderne të zemrës.

Ekspertiza e tij në kardiokirurgjinë minimalisht invazive dhe përvoja e gjerë në transplantet e zemrës e rendisin ndër kardiokirurgët më të njohur në nivel ndërkombëtar.

Deri më sot, Dr. Ramadani ka kryer mbi 7,000 ndërhyrje në zemër, përfshirë më shumë se 80 transplante — duke u bërë një figurë kyçe në këtë fushë jetike të mjekësisë.

Përveç arritjeve profesionale, ai njihet edhe për kontributin e tij të vazhdueshëm ndaj komunitetit shqiptar, duke ofruar ndihmë dhe këshillim mjekësor për bashkatdhetarët, shpesh edhe në mënyrë vullnetare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE