
Artisti i ri Adem Dalipi, me origjinë shqiptare, ka diplomuar së fundmi në Northern Illinois University. Gjatë ceremonisë së diplomimit, ai u shfaq me një shall me shqiponjën dykrenare, duke treguar me krenari identitetin dhe origjinën e tij shqiptare.
Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, Dalipi shihet i shoqëruar nga familjarët e tij, të cilët i ka falënderuar për mbështetjen që i kanë dhënë që nga dita e parë në rrugëtimin e tij artistik dhe akademik.
Prindërit e tij janë me origjinë nga Kërçova, ndërsa ai vetë ka lindur dhe është rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dalipi ka treguar më parë se fëmijëria dhe rinia e tij nuk kanë qenë të lehta, por familja dhe komuniteti shqiptar në SHBA kanë luajtur një rol të rëndësishëm në formimin e tij.
Ai ka rrëfyer se që në moshë të vogël kishte lidhje të fortë me kulturën shqiptare, pasi prindërit e çonin çdo verë për të vizituar familjen dhe për të mësuar më shumë rreth traditës dhe prejardhjes së tij.
Talenti i tij për muzikë u zbulua shumë herët. Që në klasën e tretë, një profesor vuri re se ai kishte “vesh për muzikë”, gjë që e shtyu të fillonte të mësonte instrumente të ndryshme. Fillimisht ai mësoi kitarën dhe më pas nisi të këndojë dhe të shkruajë muzikën e tij.
Dalipi ka treguar se ka nisur të krijojë këngët e para që në moshën 11-vjeçare. Edhe pse prindërit e tij nuk kishin lidhje me muzikën, ata e mbështetën dhe e ndihmuan të krijonte lidhje me njerëz të industrisë muzikore.
Një nga momentet më të rëndësishme në karrierën e tij ishte kur mori pjesë në audicionet e spektaklit të famshëm American Idol në vitin 2018, kur ishte vetëm 15 vjeç. Në atë audicion ai arriti të marrë “tiketën e artë”, duke kaluar në fazën tjetër të konkursit nga një juri e përbërë nga artistët e njohur Lionel Richie, Katy Perry dhe Luke Bryan.
Më pas ai mori pjesë edhe në “Hollywood Week”, një eksperiencë që, sipas tij, i dha besim të madh për të vazhduar seriozisht rrugën e muzikës dhe për të krijuar lidhje të reja në industrinë muzikore.
Sot Adem Dalipi vazhdon të punojë për karrierën e tij artistike, duke mbajtur gjithmonë pranë identitetin dhe krenarinë për origjinën shqiptare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
