LAJME / E Premte 17 Prill 2026, 11:11

Kosovë/ Vrasja e Liridona Ademajt, mbahet sot seanca vendimtare për të akuzuarit

Në Kosovë sot pritet të zhvillohet një nga seancat vendimtare në procesin gjyqësor për vrasjen e Liridona Ademajt, ku të akuzuar janë bashkëshorti i saj Naim Murseli, si dhe Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

Seanca pritet të nisë në orën 09:30, ku palët do të paraqesin fjalët përfundimtare përpara shpalljes së vendimit.

Sipas aktakuzës, të tre të akuzuarit dyshohet se kishin rënë dakord paraprakisht për vrasjen e Ademajt, ku ekzekutimi i krimit i ishte besuar Granit Plavës, në këmbim të një pagese prej 30 mijë eurosh të premtuar nga Naim Murseli.

Prokuroria pretendon se i gjithë plani është organizuar nga vetë Murseli, i cili dyshohet se e ka motivuar veprimin për shkak të konflikteve familjare dhe martesore, që sipas aktakuzës kanë çuar në synimin për hakmarrje. Po ashtu, thuhet se fillimisht plani i ishte paraqitur Kushtrim Kokallës, i cili e kishte refuzuar pjesëmarrjen, por më pas kishte lidhur Murselin me Granit Plavën.

Në dosjen e akuzës përmendet edhe se arma e krimit dyshohet të jetë siguruar nga Naim Murseli përmes Tom Dodaj, i cili e ka pranuar fajësinë dhe është dënuar fillimisht me 5 vjet burgim, dënim i cili më pas është ulur në 3 vjet nga Apeli, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE