LAJME / E Diel 10 Maj 2026, 17:05

Kongresi amerikan angazhohet për shqiptarët në Serbi, Tirana dhe Prishtina heshtin -

Kongresi amerikan ka kërkuar me ligj nga Serbia që të respektohen të drejtat e shqiptarëve, duke përfshirë edhe rikthimin e adresave që janë pasivizuar në mënyrë të kundërligjshme. Ndërsa Uashingtoni vepron, Kuvendi i Shqipërisë dhe ai i Kosovës qëndrojnë në heshtje për këtë çështje kritike.

Kjo është theksuar nga veprimtari dhe afaristi i njohur Muharrem Salihu, nga Medvegja, që vepron në Itali dhe është gjithashtu anëtar i bordit të LQSHA i Joe DiOguradit.

“Kongresi Amerikan angazhohet për të drejtat e shqiptarëve në Serbi, ndërsa Tirana dhe Prishtina heshtin.

Kongresi amerikan, me ligj, kërkon nga Serbia që të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Serbi, duke kërkuar edhe kthimin e adresave që janë pasivizuar në mënyrë të kundërligjshme. Ndërkohë, Kuvendi i Shqipërisë dhe ai i Kosovës heshtin për këtë çështje.

Qeveria e Kosovës i plotëson kërkesat e Serbisë për pakicën serbe në Kosovë, por nuk kërkon reciprocitet për pakicën shqiptare në Serbi.

Qeveria e Shqipërisë shpreh dëshirën që të udhëtojë së bashku me Serbinë drejt Bashkimit Evropian, pa kërkuar të drejta të barabarta për shqiptarët që jetojnë në Serbi”, theksoi përmes një porosi në rrjetet sociale, Muharrem Salihu.(INA), do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE