LAJME / E Mërkurë 27 Maj 2026, 21:09

Komisionerja europiane: Nëse, Shqipëria futet në BE, do bëj këtë gjë me Edi Ramën…

Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos, është shprehur se mbështet fuqishëm vizionin e Shqipërisë për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027.

Nëse ky objektiv do të arrihet, Marta Kos premtoi se do të ngjisë malin e Korabit bashkë me kryeministrin Rama.

Ne mblidhemi këtu sa herë që flasim për kapitujt. Por gjithçka që bëjmë e bëjmë për njerëzit. Kjo mbështetje kaq e lartë në vendin tuaj, është udhëheqja më e mirë që mund të ketë vendi. Shqipëria po shfrytëzon këtë moment historik ku zgjerimi është edhe njëherë përparësi e BE-së. Nëse dikush e kupton se kjo derë

mundësie nuk mund të jetë e hapur gjithmonë, ky është vendi juaj. Dhe duke kuptuar këtë ju mund të jeni të suksesshëm. Kur flasim për datën ju thashë që

mbështesim vizionin e Shqipërisë për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027 dhe pastaj do i ngjitem Korabit bashkë me kryeministrin. Kjo është e vetmja piketë mbyllëse që kam pasur sot. Por mund t’i ngjitemi edhe kullës Eifel”, tha Kos, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE