
Ndryshime janë bërë në drejtimin e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë pas zhvillimeve të fundit që lidhen me ngjarjen në Zvërnec, ku një
qytetar u tërhoq zvarrë gjatë protestave kundër ndërtimeve turistike në këtë zonë.
Burime bëjnë me dije se Edvin Ndreu është komanduar në detyrën e Drejtorit të Policisë së Vlorës. Më herët, ai mbante postin e Drejtorit të
Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Tiranë.
Ndreu zëvendëson Elidon Çela, i cili u pezullua nga detyra pas incidentit të ndodhur gjatë protestës në zonën e Zvërnecit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
