LAJME / E Enjte 14 Maj 2026, 22:10

Kokalari përsëri sulmon Nokën: Ohh komunistë që keni marrë peng opozitën, e keni shfrytëzuar për interesa personale

Aktivistja shqiptaro-amarikane, Evi Kokalari, e cila synon të sfidojë Sali Berishën në zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike, ka shigjetuar sërish Flamur Nokën, për të cilin thotë se ka intelektin e një gjinkalle.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, aktivistja reagon ndaj pretendimeve sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, i cili ka deklaruar se “opozita është nën sulm nga të majtët” dhe se të majtët po përdorin figura si Kokalari “për të luftuar opozitën”.

Kokalari shkruan Berisha dhe satelitët e tij në PD, përfshirë Nokën, nuk mund të quhen opozitë, por pengmarrësit komunistë të opozitës, të cilën e kanë shfrytëzuar për interesa personale.

Me gjasë Kokalari pritet të mos pranohet si kandidate për shkak se nuk bën pjesë në listat e anëtarësisë së PD-së, një qëndrim i mbajtur edhe nga Flamur Noka në një studio televizive.

Postimi i plotë i Evi Kokalarit:

Flamur Nokën e pyetën mbrëmë pse mediat e majta po u japin platformë kandidatëve që garojnë kundër Berishës. Noka u përgjigj se opozita është nën sulm nga të majtët dhe se po përdorin figura si unë për të luftuar opozitën. Meqenëse tashmë e dimë që Flamur Noka ka intelektin e një gjinkalle, më lejoni t’ia shpjegoj publikisht:

Nëse këto media “të majta” po sulmojnë opozitën e Berishës, atëherë kjo nënkupton që Berisha është i djathtë — gjë që nuk është.

Nëse ky grup po sulmon “opozitën” e Berishës, atëherë kjo do të thotë që ju jeni opozita — por opozita nuk jeni.

Ju jeni ata që e keni marrë peng opozitën.

Opozita jemi ne, që po luftojmë pengmarrësit komunistë të një partie që duhet të ishte thellësisht anti-komuniste — dhe që ju e keni shfrytëzuar për interesa personale.

Mediat nuk po luftojnë opozitën — ato thjesht po reflektojnë realitetin.

Pyetja që lind është e thjeshtë:

Si ka mundësi që vetëm Syri TV nuk ka raportuar as minimalisht për kandidaturën time, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE