
Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar pas postimit të ish-ministrit të Drejtësisë dhe njëherazi deputetit të PS-së, Ulsi Manja, i cili shkroi se Edi Rama nuk ikën, pasi ka një kontratë me 860 mijë shqiptarët që e votuan më 11 maj 2025.
Kokalari shkruan se nuk ka asnjë kontratë mes shqiptarëve dhe Partisë Socialiste, duke pretenduar se procesi zgjedhor është deformuar dhe se mbajtja e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike i ka shërbyer fitores së Ramës.
Më tej, aktivistja thekson në postimin e saj në Facebook se, nëse Berisha do të ishte tërhequr nga gara dhe asaj do t’i ishte dhënë mundësia të kandidonte përballë Ramës, Partia Socialiste nuk do të kishte marrë 860 mijë vota.
? Postimi i plotë nga Evi Kokalari:
“Me kë talleni ju Ulsi Manja dhe Edi Rama duke thënë se paskeni kontratë me 860,000 shqiptarë deri 2029?
Ju nuk keni asnjë kontratë sepse kontratën ju e prishët kur prishët balancat e një gare normale duke bllokuar sistemin elektoral dhe kontrolluar drejtësinë, që vulën ia kaloi prapë Berishës, që e dinit shumë mirë që do t’ju jepte fitoren.
Po të kishte dalë nga PD-ja Berisha në nëntor të 2024 kur i kam kërkuar unë dhe të futesha në garë kundër Ramës, mendoni realisht ju mjeran që do merrnit 860,000 vota?
Por si do dilte nga loja Berisha kur ai priste që Grenell të bënte pazaret dhe të shtynte Ramën ta nxirrte nga atë nga arresti shtëpiak?
Dhe Rama e bëri, ja ashtu siç la dhe Babalen të dalë dy herë nga burgu për operacione kozmetike…
A mendoni realisht që do t’i shpëtoni këtij maskarallëku që i bëtë popullit dhe që tashti pretendoni se paskërkeni kontratë deri 2029?
Në fakt, në këtë pikë ju na keni borxh të gjithëve, duke filluar nga unë, dhe Ramës ia kam bërë të qartë, pas insistimit të mbajtjes peng të PD-së nga Berisha, unë do merrem vetëm me Ramën, por filluan protestat kështu që humbëm një muaj për të kuptuar kush i organizon.
Por sa të heqim këtë rrezik që ka infiltruar protestën dhe ju e përdorni në favorin tuaj, me ju do merremi, dhe 2029 ju nuk e arrini.
As fundin e 2027, JO!!”, shkruan Kokalari, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
