LAJME / E Hënë 13 Prill 2026, 00:12

Kokainë e kanabis tek adoleshentët, në pranga një i mitur

Një 17-vjeçar në Vlorë është arrestuar, ndërsa një 16-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë, pasi dy të rinjtë dyshohet se shpërndanin kokainë dhe kanabis tek adoleshentët.

Sipas njoftimit të uniformave blu, nga një kontroll i bërë mbrëmjen e së shtunës, 11 prill, në lagjen “Pavarësia”, u gjetën 10 doza kokaine dhe një sasi kanabisi.

Dozat ishin të mbështjella në qese plastike, të cilat u gjetën çantën e 17-vjeçarit dhe në mbajtësen e kufjeve. Sakaq, sasia e kanabisit u gjet në xhep të këtij të mituri.

Shpërndanin kokainë dhe kanabis te adoleshentët, vihet në pranga një 17-vjeçar dhe procedohet në gjendje të lirë një 16-vjeçar.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 10 doza kokainë dhe një sasi kanabisi.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar edhe në informacionet e siguruara për dy adoleshentë që mund të shpërndanin lëndë narkotike, kanë ushtruar kontrolle në akset kryesore dhe në disa zona të qytetit.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Pavarësia”, në Vlorë, u ndaluan dhe u kontrolluan fizikisht dy adoleshentë që ishin të dyshuar si shpërndarës të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit ndaj shtetasit 17-vjeçar, në çantën e tij (marsup) dhe në mbajtësen e kufjeve, u gjetën 10 doza të mbështjella me qese plastike, të dyshuara si lëndë narkotike e llojit kokainë, ndërsa në xhep iu gjet një sasi e dyshuar lënde narkotike e llojit kanabis, e mbështjellë me letër alumini.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë 17-vjeçarin D. M., si dhe proceduan në gjendje të lirë 16-vjeçarin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”“, njofton policia, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE