
Një aksident trafiku është regjistruar në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, segment i cili ende nuk është hapur zyrtarisht për qarkullimin e automjeteve.
Si pasojë e përplasjes së fortë, një grua ka mbetur e bllokuar brenda njërës prej veturave. Për shkak të dëmtimeve të automjetit, është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës, i cili ka bërë të mundur nxjerrjen e saj nga mjeti.
Pas shpëtimit, e lënduara iu dorëzua ekipeve të urgjencës mjekësore, të cilat i ofruan ndihmën e parë dhe e transportuan për trajtim të mëtejshëm.
Në vendngjarje kanë dalë edhe forcat e Policisë, të cilat kanë siguruar zonën dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar dinamikën e aksidentit dhe shkaqet që çuan në përplasjen e dy automjeteve.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje zyrtare mbi gjendjen shëndetësore të gruas së lënduar apo nëse ka persona të tjerë që kanë pësuar lëndime.
Autoritetet pritet të publikojnë informacione shtesë pas përfundimit të veprimeve të para hetimore dhe dokumentimit të plotë të rastit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
