LAJME / E Enjte 25 Qershor 2026, 22:10

Këto janë rregullat e reja në komunën që drejtohet nga Faton Peci, u tregon qytetarëve se si duhet të vishen

Komuna e Mitrovicës së Jugut, e cila drejtohet nga kryetari Faton Peci, ka marrë vendim të zbatojë rregulla të rrepta sa i përket kodit të veshjes për të gjithë personat që kërkojnë të marrin shërbime apo të vizitojnë ambientet e institucionit komunal.

Përmes një njoftimi zyrtar të vendosur në hyrje të objektit nga Drejtoria e Administratës së Përgjithshme, qytetarët janë njoftuar paraprakisht për ndalesat e reja.

Sipas udhëzimit të ilustruar edhe me grafikë, është e ndaluar rreptësisht hyrja në komunë me pantallona të shkurtra si për meshkuj ashtu edhe për femra. Po ashtu, kufizimet përfshijnë ndalimin e maicave pa krahë për të dy gjinitë, si dhe ndalimin e minifundeve për femrat që vizitojnë këto raste.

“Ju lutemi të respektoni kodin e veshjes dhe dinjitetin e institucionit. Hyrja me veshje të papërshtatshme nuk do të lejohet”, thuhet në njoftim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE