LAJME / E Premte 1 Gusht 2025, 00:12

Kërkonte të bënte s*ks me një të mitur dhe i dërgoi foto intime, arrestohet burri në Tiranë!

Një burrë është arrestuar nga Policia e Tiranës, i cili akuzohet për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Në pranga është vënë shtetasi D. P., 46 vjeç.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se arrestimi i tij u krye pasi gazetarët e emisionit “Piranjat”, mëngjesin e djeshëm, njoftuan shërbimet e Policisë, se 46-vjeçari kërkonte të kryente marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, të cilës i kishte dërguar fotografi me përmbajtje intime.

Raportohet se ai është kapur në ambientet e jashtme të një subjekti privat.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE