
TIRANË– Gjyqtares Irena Gjoka i janë shtuar truprojet nga Garda e Republikës, pasi është parë e arsyeshme për shkak të sulmeve verbale që janë bërë kundër saj, edhe në rrjetet sociale, komente fyese dhe gjuhë urrejtje kundër saj.
Gazetari i ABC News, Ervin Leka, raporton se më parë ka patur katër truproja nga Garda për shkak të detyrë , ndërsa së fundmi i janë shtuar edhe 2 të tjerë. Garda do të jetë e pranishme edhe pranë banesës së saj.
Gjykatësja Irena Gjoka, në vendimin e 20 tetorit, caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe “arrest me burg” për Jamarbër Malltezin./abcnews.al
