
Këngëtarja e njohur Fjolla Morina duket se i ka dhënë fund lidhjes së saj më të fundit, vetëm pak muaj pasi kishte bërë publike romancën në rrjetet sociale. Sipas raportimeve në mediat rozë, marrëdhënia nuk ka mundur t’i rezistojë periudhës së fundit dhe dyshja ka vendosur të ndajnë rrugët.
Raportimet thonë se ndarja ka ardhur pas eksperiencës së artistes në një reality show në Kosovë, periudhë që sipas mediave ka ndikuar edhe në jetën personale të saj.
Fjolla kishte prezantuar më parë partnerin përmes postimeve në rrjete sociale, duke ndarë momente romantike me ndjekësit, por së fundmi lidhja duket se ka marrë fund.
Deri tani, këngëtarja nuk ka bërë një reagim të drejtpërdrejtë publik lidhur me arsyen konkrete të ndarjes, ndërsa lajmi ka qarkulluar gjerësisht në portalet e showbiz-it.
Ngjarja ka rikthyer sërish vëmendjen mbi jetën private të artistes, e cila në të kaluarën ka qenë shpesh në qendër të mediave për zhvillimet personale dhe emocionale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
