
I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar liderëve pjesëmarrës në Samitin e NATO-s në Ankara nga një pistoletë të personalizuar me emrin e secilit, e shoqëruar edhe me municion.
Sipas Karamuços, një dhuratë e tillë i është bërë edhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa shtoi se mbetet për t’u parë se si do të procedohet me transportimin e saj drejt Shqipërisë, për shkak të rregullave që lidhen me armët e zjarrit dhe municionin.
See also Ngjarja e rëndë në Ksamil, mjeti lundrues përplaset me Policinë Kufitare, një viktimë dhe disa të plagosur (EMRI)
“Sot një nga gjërat që promovoi Ankaraja janë dhuratat që iu dhanë liderëve kur u larguan, janë pistoletat. Presidenti Erdogan u shpërndau liderëve botërorë nga një pistoletë të personalizuar me emrat e tyre dhe me plumba të vërtetë. Mesazhin nuk e di, se nuk jam i fushës, mesazhin politik s’e jap dot. Janë prodhime shumë elitare, armë zjarri luftarake të vërteta, Çanik, me
plumba të vërtetë, e futur në një valixhe të vogël të personalizuar me emrin e çdo lideri. Ka marrë edhe kryeministri ynë.
Nuk e di a do ta sjellë apo jo në Shqipër, se ka disa ligje se si funksionon kjo edhe në legjislacionin ndërkombëtar. Plumbat janë pjesë e setit. Për shembull, kryeministri britanik nuk ka pranuar ta marrë me vete, e ka lënë në ambasadë për të respektuar ligjet për armët e zjarrit, por do ta marrë në një rrugë tjetër”, tha Karamuço, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
