LAJME / E Mërkurë 1 Korrik 2026, 02:02

Kapriçot e motit/ Pamje të pabesueshme! Breshëri si dëborë pushton këtë zonë të Shqipërisë, shkatërron

Stuhi dhe bresher i dendur ka prekur juglindjen e vendit duke sjellë dëme te mëdha edhe në bujqësi.

Në fshatin e thellë Kamnik të Kolonjës, ka patur një stuhi breshëri për rreth 15 minuta, çka ka dëmtuar rëndë vreshtat e banorëve, të cilët merren me këtë punë tradicionalisht.

Pritet që një grup pune nga Bashkia Kolonjë të evidentojë dëmet. Ky është viti i 6 radhazi që fermerët në Devoll, Korçë, Maliq e Kolonjë dëmtohen nga breshëri dhe në asnjë rast nuk kanë marrë dëmshpërblime.

Fillimisht mbahen procesverbalet nga ana e punonjësve të bashkisë në bashkëpunim me punonjës të drejtorisë së ekstensionit bujqësor. Me pas dërgohen drejt Agjencia Kombëtare të Mbrojtjes Civile të cilët asnjëherë nuk kanë dhënë përgjigje pozitive për dëmshpërblim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE