LAJME / E Martë 27 Maj 2025, 12:12

Kapet në Brescia shqiptari me 14 milionë euro "mall"

Një operacion i ‘Guardia di Finanza’ ka çuar në arrestimin e një shtetasi shqiptar në qytetin e Brescias.

Në banesën e tij u gjetën 126 kg kokainë e konfesionuar në 109 pako. Arrestimi i tij erdhi pas një faze hetimi me dyshime të forta për lidhjet e tij me narkotrafikun ndërkombëtar.

Gazetarja Alba Kepi raporton për ‘Syri Televizon’ se operacioni i arrestimit dhe sekuestrimit të kokainës u krye pasi aktiviteti hetimor policor dokumentoi hyrjen e tij në banesë me dy çanta të mëdha.

Autoritetet e Guardia di Finanza informojnë se vlera e kokainës së kapur në banesën e shqiptarit do të sillte një fitim rreth 14 milionë euro./Syri.net  , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE