LAJME / E Hënë 25 Maj 2026, 00:12

Kaos në Turqi. Policia turke nxjerr me forcë liderin e opozitës nga selia e partisë

Policia turke përdori gaz lotsjellës për të hyrë me forcë në selinë e partisë kryesore opozitare në Ankara, me qëllim largimin e drejtuesve të shkarkuar të saj, raportoi agjencia Reuters.

Sipas raportimeve, re të dendura gazi lotsjellës mbuluan ndërtesën e Partisë Popullore Republikane (CHP), ndërsa personat që ndodheshin brenda brohorisnin dhe hidhnin sende drejt hyrjes, në përpjekje për të ndaluar policinë që po çante një barrikadë të improvizuar. Deri më tani nuk janë raportuar të lënduar.

Ngjarja vjen pasi një gjykatë turke vendosi të enjten shkarkimin e kreut të CHP-së, Özgür Özel, duke anuluar rezultatet e kongresit partiak ku ai ishte zgjedhur në vitin 2023, me arsyetimin se gjatë procesit kishte pasur parregullsi. Pas urdhrit për largimin e drejtuesve nga selia e partisë, situata u përshkallëzua në përplasje dhe tensione.

Me vendim gjykate, në krye të partisë është rikthyer ish-kryetari Kemal K?l?çdaro?lu, i cili humbi zgjedhjet presidenciale përballë presidentit Recep Tayyip Erdo?an në vitin 2023.

“Ne po sulmohemi”, deklaroi Özel në një videomesazh të publikuar në rrjetin social X, ndërsa forcat e sigurisë po hynin në ndërtesë.

Ai premtoi se CHP-ja do të vazhdojë betejën politike “në rrugë, në sheshe dhe në marshim drejt pushtetit”.

Më pas, Özel udhëhoqi mbështetësit e tij në një marshim rreth gjashtë kilometra drejt Parlamentit turk, ku mbajti një fjalim para mijëra qytetarëve. Turma brohoriste slogane si “Kemal tradhtar” dhe “Krah për krah kundër fashistëve”.

“Derisa kjo betejë ta çlirojë partinë nga pushtimi, selia jonë është këtu”, u tha Özel të pranishmëve para se të hynte në ndërtesën e parlamentit.

Ndërkohë, deputetët e CHP-së e zgjodhën të shtunën Özelin si lider të grupit parlamentar të partisë, duke sfiduar në mënyrë simbolike vendimin gjyqësor për largimin e tij nga drejtimi i partisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE