LAJME / E Diel 28 Qershor 2026, 15:03

Ngjarje tragjike në Gjakove, një i vdekur

Një motoçiklist ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën “Tirana” në Gjakovë, në orët e para të mëngjesit.

Rastin e ka konfirmuar zyrtarja për informim në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Vlera Krasniqi, e cila ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:20 të mëngjesit.

Sipas të dhënave zyrtare, motoçiklisti nuk ka arritur t’ia përshtatë shpejtësinë kushteve të rrugës, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trotuarin. Si pasojë e goditjes, ai është hedhur mbi një veturë që po qarkullonte në shiritin e saj.

Policia ka bërë të ditur se rasti po hetohet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE