LAJME / E Hënë 25 Maj 2026, 17:05

Kam rritur 4 jetimë, jam penduar. Edi Rama më ka bërë...

Qytetarja Shqipe Jovani e cila u përplas me një nga qytetarët në mbledhjen e reformës territoriale është shprehur e penduar për mënyrën e komunikimit, duke theksuar se ishte një shpërthim momenti.

Në reagimin e saj të bërë së fundmi në lidhje me situatën që u bë virale në rrjet, Jovani thotë se me ato fjalë iu drejtua një qytetari dibran i cili sipas saj ishte simpatizant i PD-së dhe i ka kërkuar asaj që të pushojë.

Ndërsa thekson se ajo është bërë pishman për reagimin e pahijshëm për të cilin është komentuar negativisht në rrjet.

“Jam bërë pishman se si i jam drejtuar popullit, po se Edi Rama ka punuar këtë nuk e vë në diskutim dhe nuk bëhem pishman kurrë.  Se ne gratë bëjmë çik si kështu, nuk e maj mend të plotë se çfarë i kam thënë dhe kujt. Qytetarin nuk e mbaj mend me të thënë të drejtën por ne di që ishte një simpatizant i PD-së.  Nga Dibra më duket se ishte se më tha një fjalë si kështu: Mbylle gojën, ndaj i thashë qepe ti se po flas unë.

Nuk është në edukatën time të shprehem ashtu, nuk janë në respektin që unë kam karshi njerëzve. Ai më ndërpreu fjalën dhe unë e thashë nga nxitimi, e thashë në moment. Jam bërë pishman se nuk e kam të drejtë e as në edukatë të flas ato fjalë” tha qytetarja në një lidhje telefonike për “Shqipëria Live”.

Më tej ajo tregoi se dhe 4 fëmijët e saj, të cilët i ka rritur e vetme në këtë jetë pasi ajo humbi bashkëshortin në një moshë të re, janë prekur nga situata e krijuar duke nënvizuar sërish se ajo nuk është një person i tillë.

“Secili ka mënyrën e vetë, por mënyra se si më kanë ofenduar, se si kanë folur për mua, janë mesazhe që i kanë prekur fëmijët e mi. Siç e thashë unë jam një zonjë e nderuar, jam kryefamiljare kam rritur 4 jetimë, e kurrë në jetën time nuk jam ofenduar në mënyrë të tillë dhe kjo më ka ofenduar më së shumti” tha qytetarja Shqipe Jovani.

Video e momentit kur qytetarja Shqipe Jovani përplaset me qytetarin: 

Reagimi i plotë i qytetares, Shqipe Jovani: Jam bërë pishman se si i jam drejtuar popullit, po se Edi Rama ka punuar këtë nuk e vë në diskutim dhe nuk bëhem pishman kurrë.  Se ne gratë bëjmë çik si kështu, nuk e maj mend të plotë se çfarë i kam thënë dhe kujt. Qytetarin nuk e mbaj mend me të thënë të drejtën por ne di që ishte një simpatizant i PD-së.  Nga Dibra më duket se ishte se më tha një fjalë si kështu: Mbylle gojën, ndaj i thashë qepe ti se po flas unë.

Nuk është në edukatën time të shprehem ashtu, nuk janë në respektin që unë kam karshi njerëzve. Ai më ndërpreu fjalën dhe unë e thashë nga nxitimi, e thashë në moment. Jam bërë pishman se nuk e kam të drejtë e as në edukatë të flas ato fjalë.

Fëmijët janë prekur shumë nga komentet negative që kam marrë në rrjet.

Unë jam anëtare e Partisë Socialiste, që nga viti ’91. Që kur ka qenë kryetari i parë, Fatos Nano. Secili që është anëtar i një partie ka arsyet e veta, unë nuk jam kundra se pse ata janë demokratë e unë socialiste. Secili ka mënyrën e vetë, por mënyra se si më kanë ofenduar, se si kanë folur për mua, janë mesazhe që i kanë prekur fëmijët e mi. Siç e thashë unë jam një zonjë e nderuar, jam kryefamiljare kam rritur 4 jetimë, e kurrë në jetën time nuk jam ofenduar në mënyrë të tillë dhe kjo më ka ofenduar më së shumti, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE