LAJME / E Shtunë 14 Mars 2026, 15:03

Kam një ndjesi të keqe për Gjesti-n…” – Fjalët e Gimbos që sot të thyejnë zemrën ( video )

 

Një moment i veçantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania po bën xhiron e rrjetit, pasi fjalët e Gimbos duket se kanë marrë një kuptim të fortë pas ngjarjeve që ndodhën jashtë.

Gjatë një bisede me Selinën, Gimbo kishte rrëfyer se kishte një ndjesi të çuditshme për Gjesti-n, duke thënë se nuk ndihej mirë dhe se madje e kishte parë edhe në ëndërr. Ai shprehej se kjo ndjesi ishte diçka që nuk e kishte përjetuar më parë.

“Nuk e di çfarë kam… kam një ndjesi të keqe për Gjesti-n. Më ka dalë edhe në ëndërr dhe nuk e kam pasur asnjëherë këtë ndjesi,” – kishte thënë Gimbo gjatë bisedës.

Por ajo që e bën edhe më të fortë këtë moment është fakti se pak kohë më pas u bë e ditur se Gjesti ka përfunduar në burg, duke bërë që shumë ndjekës të komentojnë se ndoshta shoku i tij kishte “ndjerë” se diçka nuk po shkonte mirë jashtë.

Kjo situatë ka ngjallur shumë reagime në rrjetet sociale, ku fansat e Big Brother po diskutojnë për këtë moment që tani duket si një paralajmërim i çuditshëm për atë që do të ndodhte më pas.

Ndërkohë, historia e Gjesti-t dhe reagimet e banorëve vazhdojnë të jenë një nga temat më të komentuara nga publiku, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE