LAJME / E Premte 8 Maj 2026, 13:01

"KACAFYTJE"/ Bushati debat me Bidon: E pikturoni SPAK si institucion që i duhen vënë minat, tani thua nuk kemi përplasje me SPAK!

Analisti Andi Bushati ka debatuar me deputetin e PS-së, Ardit Bido, për qëndrimin që PS ka për SPAK, të cilin tani e pikturon si institucion represiv, por nga ana tjetër, përpiqen të mos duket se ka një përplasje mes tyre dhe SPAK.

Andi Bushati: Ja po them si ty, SPAK bëri gabim. Ju për SPAK thoni, Ballukut i ka bërë gjyq publik, prandaj Rama merret me ato 16 mijë faqe, se siç i kishte thënë Ulsiut një ish pedagog, kur jep shumë faqe s’ke fakte, pastaj SPAK është represiv, SPAK të paraburgos kot dhe pa gjyq.

Atëherë për këto i jap të drejtë, por po thamë këto, nuk mund të themi jemi në paqe me SPAK. Nëse është ky vizatimi juaj për SPAK, atëherë ky qenkë institucion që i duhet vënë minat. Nëse fut njerëz kot në burg, manipulon me provat, bën gjyq publik si në kohën e Enverit, atëherë nuk duhet ta vlerësoni. Prandaj them, kjo duket qartë që keni përplasje me SPAK, po thatë s’kemi, hyn në debat absurd.

Ardit Bido: Nisesh nga premisë e gabuar, nuk kam dëgjuar nga asnjë eksponent i PS, të thotë për një vendim final është i saktë apo i gabuar. Nuk ka ndodhur, për ti dhënë mbrojtjen fillestare “foshnjes” që po ndërtojmë, që të mos dëmtohet nga retorika politike. Kur të vijë momenti i konsolidimit, do ta bëjë këtë politika.

Premisa e dytë, është e vërtetë, masat e arrestit janë skandaloze. Është e vërtetë, kjo gjë e dimë, se si rrjedh informacioni dhe përfundon në media. Por të krahasosh me pandëshkueshmërinë dje, me një sistem që nuk ishte nën lupën e shoqërisë dhe me mosndëshkimin e krimit të organizuar, që ndëshkimi është thelluar tani dhe sidomos me korrupsionin që ishte zero, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE