
Pas leximit të zarfit nga Vëllai i Madh, ku banorëve u kërkohej të reflektonin dhe të zgjidhnin se cili prej tyre meriton të fitojë “Big Brother VIP 5”, konkurrentët kanë nisur të japin argumentet e tyre.
Një nga deklaratat më të forta dhe të drejtpërdrejta ka ardhur nga Selin.
Gjatë fjalës së saj, ajo nuk u mjaftua vetëm me dhënien e emrit të preferuar për çmimin e madh, por zgjodhi të bëjë edhe një analizë të ashpër për atë që, sipas saj, nuk e meriton absolutisht të shpallet fitues.
Pa i kursyer kritikat, Selin foli për një lojë të mbushur me ofendime, akuza dhe përfshirje të familjarëve.
Për të argumentuar qëndrimin e saj, ajo u shpreh saktësisht:
“Personi që këtu brenda ka sakrifikuar duke treguar një anë komplet kokë e këmbë të errët, duke luajtur një lojë të egër, duke arritur të përmendë familjarë, ofendime, akuza, vetëm për të ecur përpara në këtë lojë dhe për të ngjitur shkallët e kësaj loje, për personin që herë pas here është gjendur në situata shumë të vështira saqë nuk ka arritur dot të mbrojë as veten e tij. Emri im për personin që nuk do ta fitojë kurrë është Rogerti dhe për atë që mendoj fitues është Brikena.”
Kjo deklaratë rikonfirmon edhe një herë tensionet dhe përplasjet e vazhdueshme mes Selinës dhe Rogertit gjatë rrugëtimit të tyre në shtëpi, ndërsa nga ana tjetër zbulon mbështetjen e saj të hapur për Brikenën si pretendenten kryesore për të fituar këtë edicion, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
